Lajme

Gjykimi në Hagë, Kelmendi: Populli po e vëzhgon, nuk lejon të nëpërkëmbet

09/14/2025 13:55
nga:G B

Sot në Hagë po protestohet kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirmtare të Kosovës.

MIjëra pjesëmarrës nga krejt trevat shqiptare dhe nga krejt Evropa kanë shkuar në Scheveningen në mbështetje të kësaj ngjarje madhore.

Nga java e ardhshme, mbrojtja e ish-krerëve Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit do t’i ftojnë edhe dëshmitarët e tyre në mbrotje të tyre.

Në mesin e tyre, është edhe ish-ndihmëssekretari Amerikan James Rubin.

Për procesin në Hagë, gazetari dhe autori i emisionit Adriatik Kelmendi, tha se populli po e vëzhgon dhe nuk do ta lejojë që ky proces të nëpërkëmbet.