Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj kandidatit për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, se në Prishtinë duhet ‘tërhequr zvarrë nëpër rrugë VV-në”, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me këtë deklaratë, ai po i kthen PDK-së frymën e vjetër të forcës dhe dhunës.
“Koha për t’ju ngreh zhag po vjen Prishtinë, me votë”, ka shkruar Bajqinovci.
Postimi i tij i plotë:
Sami Lushtaku me deklaratën e tij se “zhag duhet me i ngre nëpër rrugë” po i kthen PDK-së frymën e vjetër të forcës dhe dhunës. Kjo është ajo “origjinaliteti” i tyre. Pyetja që lind sot për Prishtinën është e qartë: a duhet votuar ata që krenohen se kanë ngrehur njerëzit zhag, apo ata që respektojnë qytetarin dhe e çojnë vendin përpara?
Koha për t’ju ngreh zhag po vjen Prishtinë, me votë.


