Lajme

Trëndelina Spahiu Kastrati, garon me numrin 9 – Vota juaj është votë për një rrugëtim të drejtë, të sinqertë dhe fitimtar

09/14/2025 10:40
nga:Sh R

Trëndelina Spahiu Kastrati, ka njoftuar se do të garoj me numrin 9 në listë si kandidate për asambleiste nga Partia Demokratike e Kosovës në komunën e Prizrenit, raporton GazetaBlic.

Ajo thotë se vota juaj është votë për një rrugëim të drejtë, të sinqertë dhe fitimitar.

Postimi i plotë:

Miq të dashur,

Unë Trëndelina Spahiu Kastrati – Nr. 9 në listë.

Ky numër nuk është thjesht një shifër. Ai është besimi im, përkushtimi im dhe përgjegjësia që e marr me zemër për qytetin tonë.

Gjithmonë e kam përfaqësuar zërin tuaj me sinqeritet dhe ashtu do të vazhdoj.

Jam këtu për të ju përfaqësuar me ndershmëri e guxim, dhe mbi të gjitha me zemër njerëzore.

Vota juaj për Numrin 9 është votë për një rrugëtim të drejtë, të sinqertë dhe fitimtar.

💙 Së bashku, e bëjmë të mundur.

#PDK

#ShaqirTotaj

#TrendelinaKastrati Nr.9