Lajme

Shukri Buja mobilizon mbështetësit: Nesër tubim në sheshin “Adem Jashari” – Fitorja është e jona!

09/12/2025 21:15
nga:Sh R

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka njoftuar se nesër, më 13 shtator, do të mbahet një tubim elektoral në sheshin “Adem Jashari”.

Ai ka thënë se shtabi i degës është i vendosur dhe i mobilizuar për këtë takim, duke i ftuar qytetarët të marrin pjesë.

“Shtabi i degës, i vendosur dhe i mobilizuar, nesër, 13 shtator, ora 19:00, takohemi të gjithë në sheshin ‘Adem Jashari’! Fitorja është e jona!”, ka shkruar Buja.