Lajme

Avdullah Hoti për pezullimin e dialogut: Shumë keq

09/12/2025 15:01
nga:N K

Avdullah Hoti  ka reaguar pas vendimit të ambasadës amerikane në Kosovë për pezullimin pa afat të Dialogut Strategjik për Kosovën.

“Para pesë vitesg ishin në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa sot suspendohet dialogu edhe për partneritet strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së” -u shpreh ai.

Reagimi i plotë:

Shumë keq.

Para pesë vitesh ishim në Shtëpinë e Bardhë.
Sot suspendohet dialogu edhe për partneritet strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së.
Kosova nuk e meriton këtë lidership. Krerët e Kosovës të zënë me debate e fyerje ndaj gazetarëve, bizneseve e partive politike që nuk po i ndjekin në theqafjen e shtetit