Lajme

Katër të lënduar nga një aksident në Vitomiricë të Pejës

09/12/2025 13:01
nga:Y I

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident i ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Këtë për Klankosova e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai theksoi se në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura, dhe se të lënduarit po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.