Skuadra e Besiktasit ka rifilluar stërvitjet grupore pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtareve.
Ylli kosovar, Milot Rashica poashtu ka stërvitur në grup me ekipin turk, pas lëndimit të tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Rashica mungoi në ndeshjet e Kosovës ndaj Zvicrës dhe Suedisë, shkak i një dëmtimi.
Megjithatë, duket se Rashica është rikuperuar dhe do jetë gati tani për t’u paraqitur me ekipin turk.
Besiktas luan të shtunën me ekipin e Basaksehir.
/GazetaBlic Sport


