Sporti

“Nuk në ka ndodhur kurrë në jetë”, Doncic i nervozuar me gjyqtarët pas eliminimit nga EuroBasket

09/11/2025 08:05
nga:Lorik J

Në Slloveni ka zemërim pasi ekipi i saj kombëtar i basketbollit u eliminua në çerekfinalet e EuroBasket me një humbje 91:99 ndaj Gjermanisë. Ata bien dakord se eliminimi i tyre u orkestrua nga gjyqtarët.

Luka Doncic ishte veçanërisht i nervozuar me ta. Ylli më i madh i EuroBasket u ndëshkua me një faull teknik në minutat e para dhe një faull të katërt në fillim të çerekut të tretë. Wojciech Liszka nga Polonia, Luis Castillo nga Spanja dhe Martins Kozlovskis nga Letonia ishin gjyqtarët e ndeshjes.

“Jam i nervozuar, 100 për qind i nervozuar. Mund të kisha luajtur më mirë në çerekun e fundit. Jam i zemëruar sepse mund të kisha luajtur më mirë në çerekun e fundit, kur loja po prishej, nuk mora vendimet e duhura”, tha fillimisht Doncic.

Gjyqtarët ju dhanë një faull teknik që në fillim, dhe ju patët katër faulle personale?

“Nuk do të them asgjë. Mora një faull teknik pas dy minutash sepse thirra ‘përshëndetje’. Kjo nuk duhej të kishte ndodhur në çerekfinale, të paktën duhej të më kishin paralajmëruar. Po luanim për gjysmëfinale dhe nuk e di se si mund ta kishin marrë atë vendim. Do të preferoja të mos flas për këtë. Përveç kësaj, kisha katër faulle personale që në fillim të çerekut të tretë, kjo nuk më ka ndodhur kurrë në jetën time”, vazhdoi ai.

A kishte mjaftueshëm respekt për Slloveninë në Eurobasket?

“Na treguan shumë mungesë respekti. Nuk pajtohem që ky është një rezultat i mirë për ne, sepse synuam më lart, por shumë njerëz nuk na respektuan. Do të preferoja të flisja për ata që na mbështetën deri në fund, sepse luftuam për Slloveninë, për këtë fanellë. Siç thashë, urime të gjithë lojtarëve – mund të kishim qenë me pushime, por luftuam për çdo top këtu”.

/GazetaBlic Sport