Sporti

Liverpool, skuadra favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve, sipas ‘Opta’

09/10/2025 19:57
nga:Mergim Rreci

Superkompjuteri Opta ka bërë parashikimet e tij për Ligën e Kampionëve 2025-26 , duke e nxjerrur Liverpoolin si favorit.

Favoritët e përgjithshëm në këto llogaritje janë Liverpooli, të cilit i jepet një shans prej 20.4% për të fituar, i ndjekur nga Arsenali me 16% dhe kampionët në fuqi PSG me 12.1%.

Manchester City renditet i katërti me 8.4% shanse, njësoj si Barcelona.

/GazetaBlic Sport/