Sporti

Finlanda në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, shkëlqen Edon Maxhuni me paraqitjen e tij

09/10/2025 17:52
nga:Mergim Rreci

Finlanda ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të basketit.

Kjo kombëtare triumfoi me rezultat 93-79 ndaj asaj të Gjeorgjisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Paraqitje fantastike tek Finlanda kishte edhe Edon Maxhuni, basketbollisti shqiptar, i cili realizoi plotë 15 pikë.

Në gjysmëfinale, Finalda do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Gjermanisë dhe Sllovenisë.

/GazetaBlic Sport/