Sporti

Bonuset e ‘majme’ të Donnarummas në kontratën e tij me Manchester Cityn

09/10/2025 17:39
nga:Mergim Rreci

Gazeta La Repubblica ka zbuluar se bonuset në kontratën e Gianluigi Donnarumma me Manchester Cityn vlejnë deri në 3 milionë euro.

Sipas botimit, bonuset kanë vlerën 3 milionë euro për sezon, me dy prej tyre të lidhura me performancën e ekipit, të lidhura me fitoret në Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën.

Tjetra lidhet me numrin e ndeshjeve pa pësuar gola që Donnarumma do të mbajë çdo sezon te Manchester City.

Donnarumma mbërriti në Mançester pas ndeshjeve me ekipin kombëtar të Italisë, i shoqëruar nga agjenti i tij Enzo Raiola.

/GazetaBlic Sport/