Sporti

Mediat serbe: Ndaj Shqipërisë mund të luajmë pa tifozë!

09/10/2025 14:02
nga:Lorik J

Pas sjelljeve të tmerrshme në stadiumin “Rajko Mitic”, ka gjasa që Serbia do ta presë Shqipërinë para tribunave të zbrazëta muajin tjetër.

Federata e Futbollit të Serbisë e ka vuajtur dënimin e saj të mëparshëm kundër Tre Luanëve – një kapacitet të reduktuar prej 15 përqind – por tani kërcënohet me një sanksion të ri.

Sipas Sportklub, organizimi i dobët i ndeshjes së së martës në mbrëmje mund të rezultojë në një mbyllje të re të tribunave.

Rrahja në tribuna, thirrje kundër Kosovës, korridore tradicionalisht të mbushura me njerëz – janë disa nga arsyet, pse Serbia pritet të denohet.

Ndeshja mes Serbisë e Shqipërisë luhet me 11 tetor nga ora 20:45 në Beograd.

/GazetaBlic Sport