Sporti

Nedim Bajrami: Na pret një ndeshje e madhe ndaj Serbisë, duam tre pikët

09/09/2025 23:10
nga:Mergim Rreci

Nedim Bajrami u shpreh i lumtur për 3 pikët e marra në duelin ndaj Letonisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, futbollisti shqiptar deklaroi:

“Nuk kam luajtur shumë në kohët e fundit, për Kombëtaren jam gjithmonë gati. Ky është shansi im, e rëndësishme është që morëm 3 pikët.

Ndeshjen e fundit e bëmë analizën e mirë. E filluam ndeshjen me agresivitet, e filluam ndeshjen, jemi shumë të lumtur.

Rëndësi ka që të kthehemi të gjithë nëpër klube, ndaj Serbisë kemi një ndeshje të madhe, duhet të japim maksimumin për të marrë 3 pikë.

Ndihem më mirë mbas sulmuesit, por kur më jepet shansi luaj edhe në krah. Rëndësi ka në Kombëtare, të marrim 3 pikët dhe të vazhdojmë rrugën tonë”, u shpreh Bajrami.