Sporti

Zyrtare: Andi Zeqiri transferohet tek Widzew Lodz

09/09/2025 12:21
nga:Lorik J

Andi Zeqiri ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij. Sulmuesi me origjine shqiptare është zyrtarizuar te skuadra e Widzew Lodz.

Tek polakët siç dihet luan edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Juljan Shehu. Widzew Lodz e ka blerë Zeqirin nga skuadra e Genk dhe ky transferim u ka kushtuar polakëve 2 milionë euro.

Palët kanë firmosur mes tyre një kontratë deri në vitin 2029.