Lajme

Serbia arreston një person në Merdare nën dyshimin për “krime lufte” në Podujevë

09/09/2025 11:17
nga:N K

Në pikën kufitare në Merdare, autoritetet serbe kanë arrestuar një shtetas të Kosovës, H. H. (i lindur në vitin 1948), mbi pretendimet e tyre se ka kryer krime lufte ndaj civilëve.

Sipas MPB-së serbe, ai dyshohet se në qershor të vitit 1999, në qytetin e Podujevës, në bashkëkryerje me disa persona të tjerë të armatosur, ka privuar nga jeta civilë të nacionalitetit serb, gjatë periudhës së pasluftës në Kosovë.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe pritet që me kallëzim penal të dërgohet në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd.