Sporti

Zyrtare: Nuno Espirito Santos shkarkohet nga Nottingham Forest

09/09/2025 08:54
nga:Lorik J

Nuno Espirito Santos nuk është më trajner i Nottingham Forest. Portugezi është shkarkuar pas 21 muajsh në krye dhe vetëm tre ndeshjeve të sezonit të ri. Pozicioni i tij ka qenë në dyshim gjatë dy javëve të fundit, pasi ai pranoi publikisht se marrëdhënia e tij me pronarin Evangelos Marinakis po përkeqësohej.

Bisedimet tashmë kanë filluar në klub për të emëruar pasardhësin e tij, dhe një vendim pritet së shpejti. Ish-trajneri i Tottenhamit, Ange Postecoglou, është midis kandidatëve.

Në një deklaratë të lëshuar pas mesnatës, Forest falënderoi Nunon “për kontributin e tij gjatë një epoke shumë të suksesshme në City Ground” dhe tha se ai “gjithmonë do të ketë një vend të veçantë” në historinë e klubit.

/GazetaBlic Sport