Lajme

Aksident i rëndë në Mitrovicë, lëndohet një person

09/08/2025 14:25
nga:Genita C

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën “Shala e Bajgorës” në Mitrovicë.

Si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Avni Zaiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

Zaiti tha se në aksident ishin të përfshirë dy vetura.