Lajme

Fushë-Kosovë: Arrestohet një person për dy vepra penale

09/08/2025 09:30
nga:N K

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e dy veprave penale në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit policor, i dyshuari ishte në kërkim për veprat penale “Mosopërfillje e gjykatës” dhe “Vjedhje e rëndë”.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.