Lajme

Imri Ahmeti pritet ngrohtësisht nga Familja Podvorica në Kojskë- Bashkëbiseduam për të ardhmen dhe sfidat që na presin!

09/05/2025 20:09
nga:Y I

Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, po vazhdon takimet me qytetarë.

Mbrëmjen e sotme ai u prit nga Familja Podvorica në Kojskë, ku bashkëbiseduan për të ardhmen, sfidat dhe mundësitë që i presin.

“Mirënjohje për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën e frytshme.Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin” shkruan Ahmeti raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Këtë mbrëmje patëm kënaqësinë të pritemi tek Familja Podvorica në Kojskë, ku bashkëbiseduam për të ardhmen, sfidat dhe mundësitë që na presin.

Mirënjohje për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën e frytshme.

Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!

#LDK113