Avni Arifi, ka komentuar situatën politike në prag të zgjedhjeve lokale, duke thënë se nuk priten ndryshime të mëdha në shumicën e komunave.
Sipas Arifit, shumica e kryetarëve aktualë të komunave kanë bërë punë të mirë dhe kanë gjasa të rizgjidhen. Ai shton se ndonëse është e vështirë të bëhen parashikime të sakta, situata në përgjithësi duket stabile.
“Është e vështirë të prognozohet, por për aq sa duket, nuk do të ketë ndryshime të mëdha. Në shumicën e rasteve, kryetarët e komunave kanë bërë punë të mirë dhe kanë gjasa të rizgjidhen. E për befasi, po ta dinim, s’do të ishte befasi,” ka shkruar Arifi.
Megjithatë, ai thekson se Prishtina, Mitrovica dhe Gjilani mbeten ndër komunat ku situata është më e paqartë dhe ku mund të ketë zhvillime të paparashikuara.
“Prishtina, Mitrovica dhe Gjilani janë ndër komunat ku ka më së shumti paqartësi”, tha Arifi për GazetaBlic.


