Sporti

Trent: Largimi nga Liverpooli ishte një nga vendimet më të vështira që kam marrë ndonjëherë

09/03/2025 19:43
nga:Lorik J

Mbrojtësi i djathtë Trent Alexander-Arnold iu bashkua Real Madridit si transferim i lirë nga Liverpooli këtë verë dhe ka folur hapur për sfidat e tij të reja në kryeqytetin spanjoll.

Ai tha se largimi nga Liverpooli ishte vendimi më i vështirë i jetës së tij, por se nuk mundi t’i rezistonte sfidës së të luajturit për Klubin Mbretëror.

“Largimi nga Liverpooli ishte një nga vendimet më të vështira të jetës sime. Por ndjeva se Real Madridi ishte hapi tjetër dhe tani ishte koha e duhur”, tha Trent.

“Real Madridi është një sfidë e madhe. Ndjesia e peshës së fanellës, kjo është ajo që të shtyn të japësh gjithçka. Ritmi dhe stili këtu janë të ndryshëm, kjo është ajo që më emocionon. Mezi pres ta provoj këtë mjedis, jam i motivuar të provoj veten në La Liga dhe të lë gjurmën time në Madrid”, shtoi ai.

/GazetaBlic Sport