Ngjarjet e ditës: 02 shtator 2025
09:30
Mbahet seanca gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit ndaj të akuzuarve që ishin deputetë në atë kohë, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj dhe Pal Lekaj. (Pallati i Drejtësisë)
09:30
Shoqata Nacionale e Pemëve të Imëta “Mjedra e Kosovës”, promovon kultivimin e aronisë në Kosovë. (Pemishtja “ArtiFruit” dhe “Aronica Prizren –” në Prizren)
12:00
Federata e Hendbollit të Kosovës prezanton përzgjedhësit të ri të Kosovës. (Hotel Prishtina)
13:00
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës mban konferencë për media në lidhje me një padi ndaj Agjencionit Kosovar për Akreditim. (Zyrat e OFTK-së në objektin e Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim. (Afër Mjekësisë Sportive në QKUK)
14:00
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nis ceremoninë e fillimit të punimeve për Ndërtimin e Stadiumit të Qytetit në Suharekë. Në këtë ceremoni marrin pjesë përfaqësues të MKRS-së, Federatës së Futbollit të Kosovës, Komunës së Suharekës, sportistë dhe dashamirë të sportit. (Zonën Industriale, Suharekë).


