Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

09/01/2025 08:04
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 01 shtator 2025

08:30 – 09:30

Aktivitete e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor:

08:30 – Viziton shkollën fillore “Faik Konica”. (“Faik Konica” Prishtinë)

09:30 – Viziton SHFMU “Ali Kelmendi”. (SHFMU “Ali Kelmendi” Barilevë)

09:00
Ministrja në detyrë e Arsimit Arbërie Nagavci merr pjesë në inaugurimin e shkollës fillore të mesme të ulët “Lan Selimi” në Lumbardh të Deçanit. (Deçan)

11:00
Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia qendrore e LDK-së Prishtinë)

11:30
Aleanca Kosovare e Bizneseve – AKB, Agrokosova Holding dhe Komuna e Suharekës organizojnë aktivitetin tradicional “Vjelja e rrushit- Kosova 2025”. (Kompleksi i vreshtarisë dhe prodhimit të verës Agrokosova Holding në Suharekë)

12:00
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, Zyra për Qeverisje të Mirë e Kryeministrit, Trust Circle Foundation dhe organizata Labyrinth hapin fushatën “Një komunitet pa varësi” për vetëdijesim për rrezikun nga substancat narkotike nga fëmijët dhe të rinjtë (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë)

13:00

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi, salla C301)

12:00 dhe 17:00

Aktivitetet e Kombëtares së Kosovës në futboll:

12:00 – Konferenca për media e përzgjedhësit Franco Foda (Hotel “Emerald”)

17:00 – Stërvitja e Kombëtares (Kampi Nacional i FFK-së, Hajvali)

17:30
Kombëtarja e Kosovës U21 mban seancë stërvitore. (Kampi Nacional, Hajvali)