Lajme

Vetaksident në Prizren, raportohet për të lënduar

08/31/2025 07:28
nga:G B

Një vetaksident ka ndodhur gjatë orëve të hershme të së dielës në Prizren, konkretisht në rrugën “Adem Jashari”.

Bazuar në raportimin e një lexuesi të Klankosova, si pasojë e vetaksidentit janë lënduar tre persona.

I njëjti thotë se iu ka dalë në ndihmë të lënduarve.

Ndryshe, Klankosova ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë informacione shtesë.