Lajme

Hasani për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb: Shkelje e Kushtetutës!

08/30/2025 11:28
nga:Y I

Deputeti i betuar i PDK-së, Nait Hasani, tha se është shkelje e Kushtetutës ajo që po ndodh në Kuvend me zgjedhjen e nënkryetarit serb.

Hasani iu referua ndarjes së votimit të nënkryetarëve të minoriteve dhe procedurës me short që e inicioi kryetari i Kuvendit, Dimal Basha.

“Mendojmë që është një shkelje e Kushtetutës dhe presim që të shkojë në Gjykatë Kushtetuese dhe të vërtetojnë se është një shkelje. Prandaj, kërkojmë që të mos e shkelin Kushtetutën”.

Hasani tha se partinë e tij s’e frikësojnë zgjedhjet, por se fillimisht duhet të krijohen institucionet që të merret një vendim i tillë.