Lajme

Shtetasja shqiptare thotë se u sulmua fizikisht nga i dashuri i saj në Pejë

08/29/2025 10:06
nga:N K

Një shtetase e Shqipërisë ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj.

Ajo ka thënë se sulmi ndodhi pas një mosmarrëveshje që kishin, ndërsa s’ka pranuar tretman mjekësor.

“DHUNË NË FAMILJE – Pejë 28.08.2025-06:00. Ankuesja femër shtetase e Shqipërisë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, tha policia.