Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipajnit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me rininë e PDK-së në Bujan dhe Bregun e Zi.
Buja tha se ishte një pjesëmarrje masive dhe përkrahje e plotë për kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Lipjanit dhe dëshmi se të rinjtë janë forca më e madhe e ndryshimit.
“Bashkë me këtë energji dhe besim, fitorja jonë është e sigurt” shkruan Buja raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Takim mbresëlënës me rininë e PDK-së në Bujan dhe Bregun e Zi!
Pjesëmarrja masive dhe përkrahja e plotë për kandidaturën time për Kryetar të Komunës së Lipjanit është dëshmi se të rinjtë janë forca më e madhe e ndryshimit.
Bashkë me këtë energji dhe besim, fitorja jonë është e sigurt!


