Lajme

Aktakuzë ndaj një personi për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

08/28/2025 13:52
nga:N K

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj një personi K.M për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas aktakuzës, më 23 janar 2025, në qytetin e Klinës, i pandehuri K.M. ka ndërmarrë veprime që dyshohet se kanë pasur për qëllim nxitjen e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit mes grupeve me bindje të ndryshme politike.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehurit të shpallet fajtorë, dhe ndaj tij të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi.