Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.
Këtë lajm ai e dha përmes rrjetit të tij social facebook.
Ai ka bërë të ditur se vendimin e ka marr pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit të Kuvendit pasi sipas tij nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye e angazhimit të tij.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Dua t’ju njoftoj që sapo e dorezova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim.
Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua.


