Lajme

Parashikimi i motit për sot

08/27/2025 07:05
nga:Y I

Kushtet më stabile atmosferike favorizojnë mot kryesisht me kthjellime e diell ditën e mërkurë në vend.

Kohëpaskohe kalojnë vransira shtresore të larta.

Frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s.

Në mëngjes temperaturat minimale zbresin në vlera një shifrore, në 8C e 9, ndërkohë që maksimalet gjatë ditës shënojnë rritje në 30C e 32C.