Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, është deklaruar sot për media pak minuta para se të fillojë seanca për konstituim të Kuvendit.
I njejti tha se nuk ka votë për asnjë anëtar të Vetëvendosjes, përveç Shqipe Selimit.
“Nuk e meritojnë, degradimi që iu ka bërë vendit, kjo tregon. Nuk kanë votën time as nëse e kërkon PDK, për VV-në 0. Kam veç një përjashtim, Shqipe Selimin”, tha ai.
/GazetaBlic


