Hapet ura e re mbi lumin Ibër në Mitrovicë Në Mitrovicë është hapur për qarkullim ura e 36-të në Kosovë, e ndërtuar mbi lumin Ibër. Ura e re për kalimin e automjeteve është vënë në funksion sot në orën 9:00.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili njoftoi se punimet për këtë projekt kanë zgjatur më pak se dy muaj. Ai tha gjithashtu se punimet për një tjetër urë në këtë zonë janë ende në zhvillim.
“Më pak se dy muaj u deshën për të ngritur urën e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër. Ura për kalimin e automjeteve nga sot prej orës 9:00 është hapur për qarkullim. Urime banorëve e qytetarëve të Mitrovicës së jugut dhe Mitrovicës së veriut! Përgëzime kompanisë dhe punëtorëve për angazhimin shembullor. Punimet në urën tjetër po vazhdojnë”, shkroi Kurti.


