Bundesliga sapo ka filluar dhe trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac, po merret tashmë me një problem të vogël që u shfaq në dhomën e zhveshjes në pushimin e ndeshjes kundër St. Pauli.
Pas një pjese të parë të dobët nga Jobe Bellingham, trajneri kroat vendosi ta linte atë në dhomën e zhveshjes në pushim.
Ky vendim nuk u pëlqye nga babai i tij, Mark, dhe nëna e tij, Denise, të cilat, sipas Sky Sport DE, thuhet se shkuan në dhomën e zhveshjes për të kërkuar një shpjegim.
Për më tepër, pas fishkëllimës së fundit, Mark Bellingham u pa pranë zonës së lojtarëve duke zhvilluar një diskutim të nxehtë me Sebastian Kehl , drejtorin sportiv të klubit gjerman. Një “vizitë” që, sipas raportimeve në Gjermani, nuk u prit mirë nga klubi i Dortmundit.
“Jemi të gjithë të zhgënjyer me rezultatin e djeshëm. Megjithatë, zona aktive është dhe do të mbetet e rezervuar për lojtarët, trajnerët dhe menaxhmentin, jo për familjet dhe këshilltarët. Kjo nuk do të ndodhë më kurrë. I kemi informuar qartë të gjithë të përfshirët”, tha Kehl.
/GazetaBlic Sport


