Torino ka njoftuar transferimin e Kristjan Asllanit nga Interi, tani është gjithçka zyrtare.
“Klubi i Futbollit Torino ka kënaqësinë të njoftojë se ka fituar të drejtat për transmetimin e performancave sportive të futbollistit Kristjan Asllani nga Klubi i Futbollit Internazionale Milano, në bazë huazimi me të drejtë blerjeje të plotë”, shkruhet në njoftim.
Kështu, Granata njoftuan mbërritjen e Asllanit nga Interi.
“I gjithë Klubi i Futbollit Torino i shpreh mirëseardhjen e ngrohtë Kristjan Asllanit: fat të mbarë dhe gjithmonë Forza Toro! ”, thuhet në njoftimin e klubit.
/GazetaBlic Sport


