Lajme

Parashikimi i motit për sot

08/24/2025 06:56
nga:Y I

Mot kryesisht me diell do të mbretëroj ditën e diel.

Temperaturat mbesin të ulëta deri në 24C e 26C, maksimalet, ndërsa minimalet zbresin në 10C.

Ditëve të para të javës së ardhshme, parashihet mot më stabil, me më shumë intervale me diell. Ditën e hënë kalojnë vransira, e orëve të pasdites mund të shfaqen kushte për rrebeshe shiu, përreth zonave malore.

Temperaturat gradualisht në rritje. Maksimalet të mërkurën shkojnë në 30C e 33C.

Era frynë kryesisht nga krahu verior, e lehtë dhe mesatare 4-11m/s.