Lajme

Arrestohet vajza e Eli Farës, Policia e kap me kokainë

08/22/2025 12:54
nga:N K

Vajza e këngëtares së njohur shqiptare Eli Fara është arrestuar.

Mësohet se Roxhensa Kapurani, e cila njihet për publikun me emrin Marina Fara është kapur me kokainë.

Mësohet se i është gjetur sasi e vogël kokaine me vete.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:-R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike Kokaine”, sipas policisë.