Mesfushori i Ludogorets, Deroy Duarte, nuk e fshehu zhgënjimin e tij për humbjen 2:1 ndaj Shkendijës në ndeshjen e parë midis dy ekipeve në fazën “Play Off” të Ligës së Evropës.
“Mendoj se pas golit të parë nuk bëmë presion aq sa duhej. Humbëm shumë topa, Shkendija bëri shumë kundërsulme kundër nesh. Kjo u dha atyre besim dhe shënuan 2 gola kundër nesh”, tha golashënuesi i Ludogorets.
“Nuk i nënvlerësova. Mund të gjejmë shumë justifikime, por Shkendija ishte skuadra më e mirë dhe për këtë arsye humbëm”, potencoi ai.
Kujtojmë se ndeshja e kthimit luhet pas 1 jave në Bullgari.
/GazetaBlic Sport/


