Skuadra e Dritës ka fituar ndaj Differdange 03 me rezultatin 2:1 në Play Off të Conference League.
Drita ka fituar me golat e Dabiqaj dhe Krasniqit, duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit të madh, megjithatë duhet pritur edhe ndeshja e kthimit pas një jave.
Pas ndeshjes, Zekrija Ramadani u shpreh i lumtur me fitoren e ekipit të tij.
“Dje e thashë që nuk më intereson loja, por më interson, sot e morëm fitoren, i përgëzoj futbollistët për sonte, sepse nuk e kishim freskinë dhe ndeshja u bë e vështirë, e dini pse (ndeshja me Ferizaj). Kjo është shenjë pozitive, pasi nuk patëm freskinë dhe fituam duelin, sepse këtu s’ka pikë, kjo është finale me dy ndeshje. Kemi qenë shumë të motivuar, por mungesa e freskisë, lëndimi i Balajt që nga ndeshja me Ferizajn dhe lëndimi i vogël i Tushajt dhe disa mungesa… kur i mbledhim duhet të jemi të kënaqur”, tha Zekrija Ramdani pas ndeshjes.
/GazetaBlic Sport


