Lajme

Aksidenti në Dollc, Spitali i Pejës: Një person erdhi pa shenja jete, 5 persona të lënduar po trajtohen

08/21/2025 08:28
nga:G B

Një person ka vdekur dhe pesë të tjetër janë lënduar në një aksident në Dollc të Klinës, raporton Gazeta Blic.

Nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë kanë njoftuar se një person ka arritur në spital pa shenja jete dhe se personat e lënduar po marrin trajtimin e nevojshëm.

Komunikatë për media:

Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se, si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, në Emergjencën e Spitalit është sjellë një person pa shenja jete.

Gjithashtu, deri më tani kemi pranuar 5 persona të lënduar nga ky aksident, të cilët po trajtohen dhe po marrin kujdesin e nevojshëm nga ekipet tona shëndetësore.

Për çdo informacion shtesë lidhur me gjendjen e pacientëve, Spitali i Përgjithshëm në Pejë do të informojë opinionin publik me kohë.