Lajme

A do ta ndryshojë VV-ja emrin e kandidatit për Kryetar të Kuvendit?

08/20/2025 10:40
nga:G B

Deputetja e VV-së, Rozeta Hajdari, nuk është përgjigjur nëse partia në të cilën bën pjesë do ta ndryshojë emrin e kandidates për kryeparlamentare, e cila në këtë rast është Albulena Haxhiu.

Hajdari veç u bëri thirrje deputetëve që të kryejnë siç tha ajo, obligimin kushtetues.

Ndryshe, pas pak pritet të nisë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pas tri javëve pa to.