Lajme

Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në Malishevë

08/20/2025 08:59
nga:N K

Dje, një person në Malishevë është gjetur pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërkaq trupi është dërguar për obduksion.

“Raportohet se viktima mashkull, është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion”, thuhet në raportin ditor të PK-së.