Lajme

Trump: Zelensky duhet të jetë fleksibël në negociata, të bëjë atë që duhet të bëjë

08/19/2025 15:14
nga:Y I

Presidenti amerikan, Donald Trump, dha këtë të martë një intervistë për Fox News ku foli për mundësinë e një takimi trepalësh mes tij, Vladimir Putinit dhe Volodymyr Zelenskyt.

Deklarata e Trump vjen pas takimit të së hënës në Shtëpinë e Bardhë, ku ai u takua në një samit me liderët evropianë dhe me presidentin ukrainas, Zelensky.

Trump tha se kishte telefonuar Putinin pas samitit dhe se pret që sjellja e udhëheqësit rus “të jetë e mirë”. Ai paralajmëroi gjithsesi se në të kundërt, situata mund të bëhet “e vështirë”.

Presideni amerikan shtoi se shpreson që Zelensky “të bëjë atë që duhet të bëjë”, duke theksuar se ai duhet të jetë gjithashtu “fleksibël” në negociata.

Trump theksoi se nuk pret që Zelensky dhe Putin të bëhen ndonjëherë “miqtë më të mirë”, por nënvizoi se të dy udhëheqësit janë ata që “duhet të vendosin gjërat”.