Lajme

Kundërshtohet rikthimi i ndalesës te “Xhamia e Llapit”

08/19/2025 10:19
nga:G B

Shoqata e Transportit të Autobusëve të Podujevës kanë nisur të protestojnë sot para Komunës së Prishtinës për shkak të rikthimit të ndalesës te “Xhamia e Llapit”.

Në protestë pjesëmarrës janë edhe dhjetëra qytetarë që i janë bashkangjitur protestës.

Kjo protestë u mbajt sot, pasi që dje Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ndaluan kthimin e autobusëve të Podujevës nga Xhamia e Llapit.