Lajme

Kur dhe si zbulohet gjinia e bebës?

08/18/2025 17:07
nga:Genita C

*Një nga momentet më interesante për prindërit e rinj është koha kur ata kuptojnë nëse po presin vajzë apo djalë.

*Shumë herë kurreshtja bën që prindërit në pritje të kenë nguti për të kuptuar gjininë dhe të përdorin metoda popullore të cilat nuk janë të bazuara në shkencë.

*Zbulimi i gjinisë së bebës me ekografi nuk do të jetë e mundur para javës së 12-të.

*Koha ideale kur mjekët japin lajmin për gjininë e bebit është vizita me ultratingull në javën e 20-të.

*Por duhet të kuptohet se në disa raste pozicioni i foshnjës mund ta bëjë të pamundur përcaktimin e gjinisë.

*Në spitalin ‘’Fati Im’’ mjekët i njoftojnë prindërit për gjininë e bebes pasi të jetë e qartë në ekografi dhe pasi të jenë mbushur javët e plota përmes të cilave mjeku mund të detektojë gjininë.

*Por në rastet kur bëhen testet si NIFTY atëherë prindërit e kuptojnë gjininë e bebës shumë më herët.

*Është me rëndësi që çifti të ketë durimin për të pritur një zbulim të saktë të gjinisë.

*Në spitalin ‘’Fati Im’’ ju mirëpresin mjekët e dëshmuar gjinekologë të cilët punojnë me aparaturat e fjalës së fundit të teknologjisë.

🏥SPITALI “FATI IM”, ATY KU MREKULLIA FILLON!