Më 16 gusht KEDS ka nisur shkyçjen nga energjia elektrike, të bizneseve që nuk kanë dalë në treg të lirë energjetik.
Kjo vjen pas vendimit të ZRRE-së.
Lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta, duke e cilësuar si goditje për bizneset dhe ekonominë e vendit.
Nga energjia elektrike janë shkyçur 450 biznese.
Kështu bëri të ditur për Gazeta Blic, Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.
Ai theksoi se shkyçja e bizneseve nga energjia elektrike do t’i shkatërrojë ato dhe prodhimin e po ashtu do të sjell ulje të rritjes ekonomike e pasoja të tjera.
“Kjo do ta shkatërrojë biznesin dhe prodhimin, por edhe do të sjell uljen e rritjes ekonomike. Do të sjell ulje të eksportit dhe rritje të importit. Lirim nga puna të punëtorëve. Këto janë pasojat negative të vendimit të ZRRE-së”, deklaroi Rafuna./Gazeta Blic/


