Arsenali arriti një fitore të vështirë 1-0 ndaj Manchester United në Old Trafford në ndeshjen e tyre të parë në Premier League.
Djajtë e Kuq dominuan ndeshjen, duke gjuajtur 21 herë drejt portës së David Rayas. Topçinjtë siguruan fitoren me anë të Riccardo Calafiorit në minutën e 13-të. Italiani shfrytëzoi një gabim të portierit vendas.
Në fillim të pjesës së dytë, loja u zhvillua kryesisht në qendër, pa krijuar situata të rrezikshme përpara asnjërës portë.
Rice gjuajti jashtë në minutën e 60-të. Pesë minuta më vonë, Ruben Amorim futi në lojë Benjamin Seskon, i cili po bënte paraqitjen e tij të parë për Manchester United që kur u transferua nga RB Leipzig.
Në minutën e 69-të, Cunha krijoi tension në mbrojtjen e “Topçinjve” me një goditje të bukur. Saliba dhe Gabriel larguan topin, por lojtarët e Ruben Amorim patën një tjetër mundësi pas një goditje akrobatike nga Mbemo. Megjithatë, goditja ishte e pasaktë.
/GazetaBlic Sport


