Sporti

”Mbreti” Messi vazhdon me gola, kryeson listën e golashenuesve në MLS

08/17/2025 09:50
nga:G B

Lionel Messi po vazhdon me formë fantasike në kampionatin amerikan.

Sulmuesi argjentinas mbrëm shënoi një tjetër gol në fitoren 3-1 të Inter Miamit, në ndeshjen ndaj Los Angeles Galaxy.

38-vjeçari i cili u inkuadrua në pjesën e dytë, shënoi gol në minutën e 84-të, derisa pesë minuta më pas bëri edhe një asisitm për Luis Suarezin.

Messi kryeson listën e golashenuesve në MLS me 19 gola të shënuara këtë sezon, ndërsa regjistron edhe 11 asistime.