Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën pritet të mbajë mbot me diell dhe vranësira të pakta.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale të shtunën do të lëvizin në mes 12 dhe 18 gradë, kurse maksimalet e ditës pritet të jenë ndërmjet 32 dhe 35 gradë Celsius.
Ndërsa, të dielën, sipas IHMK-së, moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, ku vende-vende mund të ketë riga shiu.
Temperaturat minimale të dielën do të lëvizin në mes 12 dhe 16 gradë Celsius, kurse maksimalet do të jenë ndërmjet 28 dhe 32 gradë.


