Lajme

NISMA në Prishtinë publikon Listën për Kuvendin Komunal

08/14/2025 12:07
nga:N K

Nisma Socialdemokrate, dega në Prishtinë, ka publikuar listën për Kuvendin Komunal. Në këtë listë bëjnë pjesë 56 djem e vajza që synojnë një ulëse në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Listës i prin, asamblisti i këtij subjekti, Endrit Zabergja, i pasuar nga Granit Shala.

“Listë me 70% rini dhe afro 50% gra, lista e NISMA-s për Kryeqytetin ofron standardin politik të së sotmes dhe të nesërme”, ka shkruar Zabergja.