Katër kandidatë janë zyrtarizuar për të garuar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit për kryetar të Komunës së Pejës.
Subjektet kryesore politike kanë bërë të ditur emrat e kandidatëve që do të garojnë për postin e kryetarit të kësaj komune në perëndim të vendit.
Në garë do të jenë: Gazmend Muhaxheri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), aktualisht kryetar i komunës që kërkon një mandat tjetër.

Taulant Kelmendi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Arta Nallbani nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Dhe Ali Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Në ndërkohë, pritet të shihet nëse garës do t’i shtohen edhe kandidatë të tjerë nga subjekte më të vogla apo kandidatë të pavarur.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur tashmë përgatitjet për organizimin e procesit zgjedhor në të gjitha komunat e vendit


